Korçë, e plagosura në koshin e plehrave

16/09/2012 10:10

Një 25-vjeçare është duke luftuar për jetën e saj në spitalin rajonal të Korçës, pasi u gjet e plagosur rëndë në kazanët e plehrave mëngjesin e së dielës.

Vajza e identifikuar si Eriselda Elmazi u gjet rastësisht nga punonjësit e pastrimit, e përgjakur dhe me plagë të thella të shkaktuara nga një send i mprehtë ose thikë.

Në trupin e saj kishte shenja të tjera të qarta dhune.

Zbulimi i së resë në grahmat e fundit të jetës ndodhi në lagjen numër tetë të kryeqendrës së lindjes.

Sipas dyshimeve të para, raportuar nga burime brenda policisë së Korçës për “Top-Channel”, besohet se dhunuesi i saj është vetë bashkëshorti dhe se ngjarja mund të ketë pasur në sfond arsye xhelozie.

Top Channel