
Premiera e Realit të Madridit në Ligën BBVA është kthyer në një zhgënjim pasi kampionët në fuqi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Valencias.
Galaktikët dominuan ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, por u mungoi finalizimi para portës edhe pse trajneri Murinjo i provoi të gjitha alternativat.
Avantazhi i hershëm i madrilenëve krijoi përshtypjen e një goleade në stadiumin kryeqytetas, edhe pse përballë ishte forca e tretë e futbollit spanjoll, Valencia. Një goditje e Di Marias u grushtua nga portieri mik dhe në rikthimin e topit argjentinasi Higuain tentoi dy herë radhazi për të shënuar golin që zhbllokoi rezultatin.
Dominimi i Realit vazhdoi edhe në minutat e mbetura të fraksionit të parë, por pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes Xhonas barazoi rezultatin falë edhe një keqkuptimi në prapavijën e vendasve.
Rinisja e lojës shtoi sulmet e galaktikëve, por pa sukses. Traversa e Higuain dhe goditjet e Mesut Ozil ishin pak për Realin që të merrte 3 pikët.
Barcelona ka marrë revanshin që në javën e parë të kampionatit spanjoll me një fitore 5-1 ndaj Real Sociedad dhe spektakël në stadiumin “Kamp Nou”. Ndryshimi në pankinë nuk ka sjellë probleme në lojën e skuadrës blaugrana e cila mori avantazhin që në minutën e katërt me mbrojtësin Karles Pujol, i aftë të çmarkohet në zonë dhe të shënojë me kokë.
Por gëzimi i katalanasve zgjati shumë pak, pasi miqtë barazuan Kastron. Maratona e golave vazhdoi më pas me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Mesin, që shënoi dy herë, një nga të cilat falë devijimit të mbrojtësve.
Pedro Rodrigez çoi në 4 numrin e golave në favor të Barcelonës, para se sulmuesi David Vija të vuloste “Manitën” 5-1 dhe t’i jepte fund makthit të Sociedadit.
Mallorca 2-1 Espanyol
Real Madrid 1-1 Valencia
Athletic Bilbao 3-5 Betis
Barcelona 5-1 Real Sociedad
Levante 1-1 Atletico Madrid
Top Channel