Edicioni i 13-të i cmimeve “Mesdheu”

09/07/2012 00:00

Në Lauria të Italisë u zhvillua  edicioni i 13-të i Çmimeve “MESDHEU”, organizuar nga Fondacioni Mesdheu, me qendër në Bruksel dhe me degë në të gjitha vendet e detit Mesdhe.

Fondacioni Mesdheu vlerëson me  çmim çdo vit personalitete të fushave të ndryshme. Në edicionin 2012, i cili u moderua nga gazetarët e mirënjohur të Raiuno dhe merrnin pjesë personalitete nga vende të ndryshme si eurodeputetët Antonio Panzeri dhe Iva Zanicchi apo Presidenti i EMUNI Prof. Joseph Mifsud.

Me çmim u vlerësua edhe Akademiku, Prof. Dr. Anastas Angjeli: për kontributin e shquar në studimet shkencore të zhvillimeve dhe marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe universitare në vendet e Mesdheut dhe deputeti Taulant Balla: për kontributin e dhënë për bashkëpunimin dhe zhvillimet integruese të vendeve të Euro-Mesdheut.

Top Channel