Ballsh, sherr mes adoleshentëve

07/06/2012 00:00

Nje 13-vjeçar nga qyteti i Ballshit ka humbur jetën rreth orës 22.00 të
mbrëmjes së të premtes gjatë një sherri banal me një bashkëmoshatarin e
tij.

13-vjeçari me inicialet B.L është qëlluar me thikë nga nje bashkemoshatari i tij me inicialet Y.K. Edhe pse eshte transportuar menjëherë ne spitalin e Ballshit ai ka humbur jeten si pasoje e plageve te renda qe ka marre ne pjese te ndryshme te trupit.

Ngjarja e rende ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë ish-kinemasë. Dëshmitarë në vendngjarje bënë të ditur se një grup fëmijësh të së njëjtës lagjeje kanë qenë duke luajtur futboll. Ata luanin gjithnjë në një fushë të improvizuar prej tyre dhe me ndriçim të mjaftueshëm për të zhvilluar ndeshjen. Por gjatë lojës së mbrëmshme, për shkaqe ende të pakonfirmuara, dy të miturit, të cilët kanë qenë në skuadra të ndryshme nga njëri-tjetri, kanë nisur të debatojnë. Në fillim janë sharë e gjuajtur me grushte, por më pas ngjarja precipitoi tragjikisht. 13-vjeçari B.L. krejt papritur ka nxjerrë një thikë që e mbante me vete duke qëlluar shokun e tij. Gjithçka ndodhi në sy të fëmijëve të tjerë, të cilët fillimisht nuk kanë kuptuar se çfarë po ndodhte. Ata mbetën të tmerruar dhe dhanë alarmin kur panë shokun e tyre që ra në fushën e lojës dhe ishte i përgjakur.

Autori eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes por pak ore me vone eshte ndaluar nga policia.

Top Channel