Shteti pas aksidenteve tragjike

28/05/2012 00:00

Ky është reagimi i parë dhe i fundit i shtetit, në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara nga aksidenti i rradhës. Gatishmëria dhe vullneti i strukturave të shetit matën me numrin e autoambulancave, helikopterëve dhe mjekëve që angahzohen në këto operacione shpëtimi. Pas pak ditesh këto tragjedi, për ne te tjerët janë vetëm një kujtim i hidhur ndërsa për familjet e vikitmave një plagë që nuk mbyllet kurrë.

Televizionet arkivojnë imazhet dhe janë në pritje të tragjedisë së radhës. Dhe, po në pritje të tragjedisë së radhës janë edhe autoambulancat, helikopterët dhe mjekët. Shteti sërish do të thotë se u angazhua maksimalisht për të menaxhuar tragjedinë. Por ai rikthehet shteti tek vendi i tragjedise për të parë se cfarë mund te ndryshojë që ajo e radhes të mos ndodhë më?

Rrethrrotullimi i Cermës në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, që prej ndërtimit të kësaj rruge të re policia detyrohej pikerisht në këtë vend të nxirrte dy viktima në muaj për shkak të aksidenteve rrugore. Sipas specialisteve kjo ndodhte pikërisht për shkak të këtij rrethrrotullimi, i cili sipas tyre ishte i keq-ndërtuar, i keq-menduar, kur mund të kishte zgjidhje të tjera sipas specialisteve me nënkalime apo me mbikalime te cilat do te evitonin aksidentet e vazhdueshme pikerisht në këtë pikë.

E megjithatë askush nuk u kujdes per nje zgjidhje më të mirë për të minimizuar viktimat pikërisht në këtë vend. E vetmja zgjidhje erdhi nga lokalet që duken pas nesh që vendosën ato goma, në njëfarë mënyre me mungesën e shtetit i cili të themi bëri veshin shurdh për të bërë një zgjedhje më të mirë.

Shteti është mjaftuar me percaktimin e shkakut të aksidetit, ku fajtori ndodh qe eshte gjithmone ai qe vdes. Edhe pse me bilancin e nje masakre, ministria e transporteve nuk nderhyri ne kete segment rrugor per ta ndryshuar.

Në këto kushte, këto goma, ashtu si në pistat e garave me makina, bëjnë të mundur që përplasja të mos jetë vdekjeprurëse. E njëjta situatë paraqitet përgjatë të gjithë këtij aksi ku daljet nga të gjitha anët janë të pakontrolluara duke u bërë burim aksidentesh të shumta sic eshte edhe rasti i të ashtuquajturës zona e klubit të shoferit në aksin Lushnjë-Fier.

‘’Të riparohen në mënyrë urgjente rrugët e projektuara keq. Segmenti rrugor Lushnjë-Fier ka kalime në nivel të papranueshëm në kodin rrugor. Ka ndodhur janë rregjistruar aksidente rrugore me pasojë fatale vdekjen e shtetasve dhe plagosjen rëndë të tyre. Pra duhet që shteti, policia rrugore, Drejtoria e përgjithshme e rrugëve, të administrojnë atë pasuri që kanë që quhet rrugë e ta bëjnë të sigurt atë qoftë për këmbësorët qoftë për drejtuesit e mjeteve, që konflikti mes tyre te mos rezultoje me pasojë sic ka rezultuar deri tani ‘’, thotë Mitat Tola, ekspert i sigurisë rrugore/

Përgjatë të gjithë ketij aksi te mbytur nga lapidaret e shumtë nuk ka hekura mbrojës, nuk është reflektuar të themi asgjë nga aksidenti i cili i mori jetën 15 personave.

‘’Aksi ku ka ndodhur aksidenti rrugor në Gjegjën, sipas aktit të ekspertimit të policisë së shtetit autobusi ka shkuar në gjendje të frenuar dhe nëse atje do të kishte një mur mbrojtes do te ishte kursyer jeta e udhetareve që humbën jetën në këtë aksident tragjik’’, shtoi Mitat Tola, ekspert i sigurisë rrugore.

 Një autobus u rrokullis poshtë 2 vjet me pare duke u marrë jetën 9 personave. Por kjo mesa duket nuk mjaftoi që dikush të kujtohej të pajisë këtë zonë me hekura mbrojtës për të evituar aksidente të tjera, aq më tepër që pikërisht kjo zonë është pjesë e hartës me njolla të zeza për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur.

E njëjtë është situata në vendin e një tjetër aksidenti në Kir të Dukagjinit. Shtegu i vdekjes sepse vetem i tille mund te quhet ka marre ne vitin 2007 pas renjes se nje automjeti me pasagjere jeten e 10 prej tyre. Ndersa ne tersi kjo rruge ka shkaktuar me shume se 73 viktima qe megjithate mesa duket nuk jane dukur te mjaftueshme qe dikush te marre masa per sigurimin e ketij aksi ku kalojne rreth 14 mije banore te zonave perreth.

‘’Shqiperia ka mbi 180 njolla te zeza ku jane rregjstruar me kalimin e viteve aksidente rrugore me pasoje te rende. Mbi keto ose eshte nderhyre fare pak ose nuk eshte nderhyre, me nje mendjelehtesi do te thosha shteterore qe ndofta ketu kalojme heren tjeter , ndofta ketu do bejme nje rikonstruksion rruge, ndofta kete do ta riparojme. Mua me ka rezultuar dhe vazhdon te me rezultoje si te gjithe neve qe atje ku riparohet ne shkojme ne gjurmet e vjetra te rrugeve. Harrojme qe motorizimi harrojme qe mjetet e reja kerkojne rruge te teknologjive te tjera , harrojme aksiomen e madhe te sigurise rrugore qe rruga duhet te riparoje, rruga me parametrat e saj. Me sistemin e sinjalizimit, me elementet mbrojtes te saj duhet te riparoje gabimet e drejtuesve te mjeteve’’, tha Mitat Tola, ekspert i sigurise rrugore.

Pas vitit 90, kur edhe shqiptaret mund te kishin nje makine private, lejet e drejtimit te makinave u bene mall dhe vazhdojne te shiten ne autoshkolla. Ne nje vend ku vendosja e rripit te sigurimit ishte e barabarte me fyerjen e burresire dhe ku sistemi rrugor ishte me shume se i mjerueshem, nisi beteja e aksidenteve. 7 mije njerez llogaritet te kene humbur jeten ne 20 vjet si pasoje e aksidenteve.

Tashme infrastruktura rrugore eshte permiresuar ndjeshem, por ne konceptin shqiptar, nje rruge e mire vazhdon te quhet ende nje rruge qe thjeshte nuk ka gropa. Ndersa shqiperia vazhdon te jete vendi i paradokseve. Ne disa rruge tabelat e sinjalistikes jane ende nje luks dhe ne disa ato vidhen nga banoret e zones per nevoja shtepiake. Ne disa rruge nuk ka parmake anesore, e ne disa ato grabiten per skrap.

Shume njerez humbin jeten si pasoje e nje problemi ne rruge, por asnjehere ne nuk e padisim shtetin, i cili thjeshte eshte kthyer ne numerues viktimash. Ne Shqiperi duket se jeta ka me pak vlere se cdo gje. Ne fund te fundit, sic thote edhe me te vjeterit, keshtu ka qene e shkruar. Ne realitetin shqiptar edhe zyrtaret e shtetit jane besimtare se per cdo aksident keshtu ka qene e shkruar e asgje me shume.

Top Channel