Armëpushimi në Siri, Damasku garanton OKB-në

11/04/2012 00:00

Kofi Annan ka marrë garanci të reja nga Damasku se do ta respektojë
planin e tij të paqes edhe pse me situatën e rënduar në vend, pakkush
mendon se regjimi sirian do ta zbatojë vërtet armëpushimin.

Gjate vizites në Iran, i derguari i posaçëm i OKB-së dhe Liges Arabe per Sirine tha se kushtet ne terren mund te nisin te permiresohen deri mengjesin e se enjtes, nese angazhimi do te jete i plote nga te gjitha palet.

“Qeveria siriane me ka dhene garanci se do ta respektoje armepushimin. nese edhe te tjeret do te bejne te njejten gje, mendoj se duke filluar nga ora 6 e mengjesit te se enjtes, do te shohim permiresime konkrete”, tha Annan.
 
Te marten duhet te niste nje pushimzjarri i pjesshem, sipas planit te Annan-it, ndersa e enjtja shenon afatin e fundit te armepushimit dhe terheqjes se trupave e armatimeve nga zonat e banuara. Deri tani, nuk ka shenja per nje zbutje te spirales se dhunes, qe perkundrazi, ditet e fundit eshte pershkallezuar akoma me shume.

100 vete u vrane vetem te marten nga bombardimet e reja ne qytetin gjysmë te shkateruar te Homsit dhe aktivitetet ushtarake ne pjese te tjera te vendit, perfshi te shtenat ne kufirin me Turqine. Annan tha se kishte marre sqarime te metejshme nga qeveria e Bashar al Assadit mbi menyrat sesi kane ndermend te pezullojne sulmet e te respektojne planin 6 pikesh te paqes.

Komentet e tij Annan i beri pas bisedimeve me ministrin e Jashtem iranian Ali Akbhar Salehi, gjate te cilave kerkoi ndihmen e Teheranit, aleat te hershem te Damaskut. Ai tha se rajoni nuk ja lejon dot vetes nje tjeter goditje dhe paralajmeroi se cdo gabim ne Siri do te kishte pasoja te paimagjinueshme.  

Top Channel