“Keni ende kohë për statusin”

05/03/2012 00:00

Në tetor, klasa politike shqiptare duhet të tregojë para ndërkombëtarëve,
se sa ka punuar për integrimin e vendit në familjen europiane.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka saktesuar se deri ne vjeshtë politikanët shqiptarë kanë shumë punë për të bërë për të plotësuar 12 rekomandimet e vendosura nga Bashkim i Europian.

“Nese Shqiperia do ta marre statusin kandidat apo jo une nuk e di. Ne Tetor raporti i progresit do te shqyrtohet dhe mund te kete ose jo rekomandime per dhenien ose jo te statusit kandidat. Nga tani deri ne tetor ka shume kohe dhe ka shume gjera qe duhet te behen. Çfare eshte e rendesishme eshte qe ka nje permiresim ne plotesimin e disa perparesive duke nisur nga ato politike. Ka sinjale mjaft pozitive sic ishte edhe miratimi i Kodit Penal. Eshte e rendesishme qe te ekzistoje vullneti politik dhe te ecet perpara me zbatimin e rekomandimeve”, tha Sequi.

Ambasadori ka vleresuar edhe njëherë konsensusin per miratimin e Kodit Penal ne Kuvendin e Shqiperise, duke thene se ky ishte nje hap pozitiv dhe ka bere apel qe te vazhdohet edhe me tej ne kete rruge.

Keto deklarata zoti Sequi i beri gjate nje vizite ne Uniersitetin Bujqesor per te cilin BE ka dhene nje ndihme prej 2 milione euro per blerjen e pajisjeve shkencore qe do te perdoren per analizat e cilesise se tokes.

BE, financime për Universitetin Bujqësor

Studentët e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës tashmë kanë mundësi të kryejnë analiza të tokës dhe ujit në laboratorin e ri i financuar me fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, pranë këtij laboratori mund të kryhen analizat e mjedisit jo vetëm për kërkim shkencor por edhe për studime që do t’i vlenin shumë institucioneve të interesuara.

Por ministri pranoi se hapja e laboratoreve të këtij standardi kërkon investime të mëdha dhe ndryshim të kurrikulave.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Sequi u premtoi studentëve se BE do të mbështesë me fonde kërkimin shkencor në universitet.

Top Channel