Tiranë, Ujësjellësi i kalon Bashkisë

02/03/2012 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kalon në varësi të Bashkisë së
Tiranës, vendim i cili u miratua vetëm me vota të mazhorances në
Këshillin Bashkiak.

Këshilltarët socialistë votuan kundër për shkak se ne kohën, kur sipas ligjit Ujësjellësi duhej t’i kalonte Bashkise, detyrimet ndaj të tretëve nuk shlyheshin nga qeveria, ndërkohe qe tani po. Dhe sipas te majteve duke i konsideruar si veprime politike ne ate kohe kerkohej qe administraten e Ujesjellesit ta kishte qeveria dhe per me teper ia kalon bashkise aktuale Ujesjellesin ne nje kohe kur rriti edhe çmimin e ujit te pijshem.

Perveçse kundershtuan keshilltaret socialiste i kerkuan kryetarit te Bashkise, Lulzim Basha, te ndeshkohen pergjegjesit qe i faturuan tarifen e pastrimit ne faturen e Ujesjellesit, kategorive ne nevoje.

“Administrata juaj dhe ju keni ngritur zërin në lidhje me çmimet e portokalleve, por nuk keni ngritur kurrë zërin në lidhje me faturat që ju shkojnë qytetarëve në shtëpi. Faturat janë edhe të energjisë, edhe të ujit, edhe të gazit edhe çështje të tjera, në mënyrë që t’i kërkoni qeverisë tuaj të ndikojë që të mos arrijë në këtë pikë ku jemi, sepse realisht qytetarët janë në një varfëri të tillë. Në raste të tilla kur ka një shtresë që është realisht në nevojë dhe e cila dëmtohet, unë mendoj që në këtë rast një administratë e përgjithshme do të nxirrte edhe përgjegjësit që qytetarët të kuptojnë që ata që kanë bërë këtë veprim duhet të ndëshkohen”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i keshilltareve socialiste.

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha nga ana e tij u shpreh: “Faturat erdhën të tilla sepse këto lista duhet të vinin nga minibashkitë. Më datën 5 mars të gjitha këto kategori, të cilat nuk duhet të ishin faturuar do ta marrin atë shumë të faturuar mbrapsht. Ju ftoj të votoni për këtë shtesë në buxhet, e cila do të ndihmojë në përparësimin e projekteve dhe problemeve të përditshme të qytetarëve të Tiranës”.

Kur nuk kane kaluar vetem dy muaj nga miratimi i projektbuxhetit te bashkise se Tiranes ne mbledhjen e radhes u kerkua shtese prej afro 3.5 miliardë leke per investime, e cila serish u kundershtua nga keshilltarët socialistë.

“Në këndvështrimin tim, buxhetin që e kaluam me aq shpejtësi ishte i paplotë dhe në gjykimin tim profesional ishte një buxhet aspak objektiv. Zoti kryetar i Bashkisë keni premtuar në fushatë elektorale se Tiranen do ta kthenit në një vend ku do të bëhej biznes. Sa biznese të reja janë hapur që nga dita që jeni këtu dhe sa persona janë punësuar në biznesin e ndërtimit, sepse keni thene qe do t’i falnit 30 perqind te takses?”, tha Gent Gazheli, këshilltar i PS-së në Këshill.

“Ka disa kompani që kanë aplikuar për të përfituar nga facilitetet e bëra, kompani në sektorin e shërbimeve, kompani në sektorin e transportit, shitjes dhe shërbimeve të manifakturës, të prodhimit. Në një rast kam përmbyllur tashmë procedurat e punësimit dhe bëhet fjalë për 56 të rinj të punësuar, natyrisht ne do të verifikojmë nëse këta persona janë punësuar nga lista e te papuneve”, tha Basha.

Eshte miratuar me votat e dy paleve dhenia e e 80 milionë lekeve per Klubin e Futbollit Tirana Sh.a,  krijimi i Qendres Sociale “Shtepia e perbashket”, si dhe vendosja e pllakes perkujtimore ne banesen ku ka jetuar Artisti i Populli, Kadri Roshi “Nder i Kombit”.

Top Channel