Tre ambasadorët Arvizu i SHBA, Sequi i BE dhe Wolfarth i OSBE, që njihen ndryshe si “Trojka”, kanë ngjitur shkallët e Selisë Rozë për t’u takuar me kreun e opozitës Edi Rama.

Kjo vizitë e “trojkës” që ka zgjatur më shumë se 60 minuta u zhvillua  pak orë pas deklaratave të kryeministrit Berisha në parlament dhe akuzave të kryesocialistit Rama për zvarritje të reformës zgjedhore.

Zyra e shtypit e PS bëri me dije se ky ty takim u zhvillua me kërkesë të  Edi Ramës për të ngritur shqetësimin shumë serioz të humbjes së afatit të parashikuar për reformën zgjedhore, të vonimit të procesit për reformën parlamentare dhe të ecurisë aspak inkurajuese të procesit të 21 janarit në dyert e gjykatave.

Kreu BE në Tiranë Ettore Sequi duke dalë nga Selia Rozë dha këtë prononicim për mediat:

“Ne patëm një takim të vlefshëm ku biseduam për perspektivën e integrimit europian dhe reformat. Ne zbuluam se ekziston vullnet për të ecur përpara  pasi sic e dini në nëntor u arrit një marrveshje për të realizuar këto reforma që janë, ajo elektorale, atë të rregullores parlamentare dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5-at. Tani është momenti i duhur për të përshpejtuar me këto cështje”, tha ambasadori Sequi.

Top Channel