Dyshimet për shitjen e Albpetrol

23/02/2012 16:35

Ish-Zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, denoncon formulën sipas të ciles qeveria  kërkon të shesë Albpetrol, pasi sipas tij ajo krijon dëm të madh financiar për buxhetin dhe interesat e qytetarëve.

“Në radhë të parë, humbjet janë fizike në prodhim naftë. Sot është shteti që i merr 100 për qind këtë naftë në formen e dividentit. Nesër do të marrë vetëm 20-30 për qind në forme tatimesh. Pra humbjet janë të jashtëzakonshme”, argumentoi ish-Zvs/Ministri.

Zoti Bello mendon se këto favorizime nuk janë të rastësishme.  Ai dyshon  se shitja  100 % për herë të parë e një kompani strategjike eshte e qellimshme.

“Përse heret e tjera, sa here qe kemi patur priatizime strategjike, po permend OSSH dhe Albtelekomin jane parashikuar kuotat per pronaret dhe punonjesit. Pse kete here veprohet ndryshe? Pra kemi te bejme me nje investitor te perkedhelur”.

Madje vetë vendimi për shitjen e Albeptrol, sipas Bellos, është i jashtëligjshëm, pasi kemi të bëjmë me privatizim mbi privatizim.

“Ligji thote qe privatizimi eshte edhe kur pasuria jepet ne shfrytezim, siç ka ndodhur me marreveshjet konçesionare. Tani çfarë po shesim ne, nje gje qe e kemi shitur me pare?”, pyeti Bello.

Ne projekt ligjin per privatizimin  Albpetrol, qeveria parashikon shitjen çdo pasurie, jo vetem te puseve, por edhe marrveshje koncesionare qe kjo kompani ka atualisht me disa kompani te tjera.

Top Channel