Sarandë, arrestohen 7 persona për trafik droge

19/02/2012 14:00

Arrestohen 7 persona dhe një tjetër shpallet në kërkim për trafik droge nga policia e Sarandës.

Në pranga kanë rënë Aleks, Andrea, Gjergji Nanaj, Maridon Dhuli, Besnik e Afrim Kasaj  dhe Petrit Halimi. Ndërsa në kërkim është shpallur 19-vjeçari Sobiel Dhuli, nga Delvina.

Andrea Nanajt iu gjetën në banesë 253 kg marijuanë që u transportuan me kuaj nga Lazarati. Sipas policisë, droga u transportua përmes malit Sopot deri në fshatin Kopaçe të Delvinës. Droga kishte destinacion Greqinë.

Aleks Nanaj rekrutonte njerëz me pagesë për transportin dhe paguante 50 mijë lekë personin që transportonte marijuanën.

Top Channel