Masakra në lumin Mat, vijon shfytëzimi i inerteve

24/12/2011 00:00

Masakra mjedisore mbi lumenjtë vazhdon. Bizneset po grabisin nga shtrati
i lumenjve, tonelata inertesh duke sfiduar hapur ligjin.

Se fundmi janë evidentuar aktivitete të paligjshme në shtratin e lumit Mat. Jo shume larg qytetit te Milotit, vetem disa metra larg Ures se Zogut, dhjetëra makineri po gërryejne shtratin e lumit per te marrë prej aty materialet inerte.

Ky aktivitet ka kohe qe vazhdon. Qetesisht ne mes te dites dhjetëra kamione ngarkohen prane Ures se Zogut pa i ndaluar askush. Deri tani nuk eshte verejtur asnje nderhyrje nga institucionet perkates te shtetit per te ndalur kete akivitet shkaterrues per mjedisin, i cili eshte i ndaluar me ligj.

As Drejtoria e Ruajtjes se Baseneve, as Policia Ndertimore nuk kane nderhyre ne ansje moment per te ndaluar kete aktivitet ilegal. Gerryerja e shtratit te lumit lumit Mat, keto vitet e fundit sipas institucioneve zyrtare eshte bere shkaktari kryesor i permbytjeve te mijëra hektareve toke are, si dhe qindra banesave ne Kurbin e Lezhe.
 

Top Channel