Kontrollet në rrugë, efektivët 24 orë në gadishmëri

24/12/2011 00:00

Kushtet e përkeqësuara të motit të ketyre ditëve të fundit si dhe rritja
e fluksit të lëvizjeve të mjeteve me ardhjen e emigrantëve për festat e
fundvitit kanë angazhuar maksimalisht njësinë e kontrollit të
autostradave në të gjithë vendin.

Efektivet e kesaj njesie prej disa ditesh jane present 24 ore pa nderprerje ne rruget kryesore nacionale te vendit, vecanerisht ne ato ku ka patur probleme me ngricat dhe reshjet e bores.

Ne keto akse njesia e kontrollit te autostradave ka kryre kontrolle te rrepta te mjeteve duke moslejuar qarkullimin e tyre pa zinxhire apo duke i bllokuar ne ato rruge ku eshte e pamundur qarkullimi.

Gjithastu kjo njesi ka marre masat per te monitoruar edhe kaset qe tanime kane rritje te fluksit te trafikut per shkak te ardhjes se emigranteve. Keshtu akset qe lidhin Tiranen me aeroportin e Rinasit dhe portin e Durresit jane ne monitorim te vazhdueshem, ashtu sikurse jane edhe akset prane pikave te kalimit kufitar ne te gjithe vendin. Pervec mbikëqyrjes, efektivet e njesise se kontrollit te autostradave kane aplikuar edhe masa te rrepta administrative ndaj drejtuesve te mjeteve qe kryejne shkelje.

Top Channel