Vlorë, tatimet sekuestrojnë 10 biznese

08/12/2011 00:00

Njësia e Kontrollit dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave ndërmori paraditen e të enjtes një aksion për të bllokuar të gjitha bizneset e paligjshme që veprojnë në Vlorë.

Sipas burimeve të tatimorëve aksioni është përqëndruar kryesisht tek ato biznese që nuk janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, gjë që e konfirmon edhe kreu i njësisë së kontrollit.

Por nga ana tjetër, vetë pronarët e bizneseve, malli i të cilëve tashmë është sekuestruar thonë se ata nuk e dinin që bisneset duhen regjistruara përpara se të hapin aktivitetin.

Sipas njësisë së kontrollit, verifikimet janë shtrirë në të gjitha qarqet e vendit.

Top Channel