Nga janari, buka me vitamina

05/12/2011 00:00

Ne muajin janar fabrikat e miellit do te hedhin ne treg vetem miell, te
cilit do t’i shtojne acid folik, zink dhe vitamine B6 dhe B12.

Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit do te fokusoje kontrollet e tij ne 20 fabrikat e medha ne vend, qe mbulojne rreth 60 % te tregut, por dhe ne fabrika me kapacitet me te vogel.

“Janë tre lloj analizash të ndryshme, të cilat mund të verifikojnë nëse është bërë fortifikimi i miellit. Një realizohet në kufi, me anë të një testi acid që vërteton nëse mielli është fortifikuar. Niveli i fortifikimit në bazë të kërkesave që do te kete ligji do të kryhet nëpër laboratorët rajonalë, ose laboratorin qendror. Në Shqipëri mielli përgatitet për bukë që nga fabrikat. Të gjithë elementet që mielli përmban i shtohen që në momentin e perpunimit, ne  fabrikat e blojes”, thotë Rezart Kthupi, nga AKU.

Kjo eshte nje kerkese e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH-së me qellim uljen e shifrave te anemise, pasi rreth 30 % e popullise rezultojne anemike per shkak te kequshyqerjes. Sipas nje studimi te ISHP-së, per shkak te kequshqyerjes 19 % e femijeve nen 5 vjec, rezultojne me prapambetje ne rritje, gjatesi, mbipeshe e probleme te tjera. Eshte perllogaritur se ne Shqiperi konsumi i miellit eshte 360 grame ne dite per person dhe se shtimi i mikro-substancave ka nje kosto me te ulet se sa marrja e ketyre vitaminave me vete.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, 20 milionë dollarë i kushton Shqipërisë trajtimi i anemisë nga mungesa e hekurit. Ndersa pasurimi i miellit me keto mikro-substanca, për ta parandaluar anemine, kushton 1 milion dollarë në vit. Ne vendin tone numerohen 194 fabrika mielli, te cilat do te jene te detyruara t’i shtojne miellit qe do te hedhin ne treg keto mikro-substanca.

Top Channel