“Gërdeci”, shtyhet pretenca

03/10/2011 00:00

Rikthehen ne procesin Gerdeci disa nga banoret e prekur nga shperthimi
tragjik i 15 marsit 2008. Ndryshe nga dhjetra seanca te meparshme, ku e
vetmja banore qe ndiqte kete proces ishte vetem Zamira Durda, per te
degjuar pretencen ishin te pranishem ne salle edhe tre gra te tjera, te
cilat kane humbur familjaret e tyre.

Grate e veshura me te zeza u ulen ne nje rresht, mes te cilave Tushe Osmani qe ka humbur vajzen, Nazmie Azizi dhe Mimoza Kruja kane humbur bashkeshortet dhe Elona Hasa qe ka humbur te atin. Por per shkak te volumit prej 80 mije faqesh te fashikujve hetmore, kater prokuroret kerkuan serisht kohe shtese per pergatitjen e konkulzioneve perfundimtare.

Behet e ditur se prokuroret po pergatisnin fjalen e tyre te fundit te akuzes jo vetem pergjate diteve te javes por edhe ne fundjave. E ndodhur ne keto kushte dhe per shkak te gjykimit te pandreprere gjykata u la prokuroreve edhe dy jave kohe, ndersa mesohet jo zyrtarisht se konkluzionet apo pretenca ndaj 29 te pandehurve do te jete voluminoze me gati 500 faqe pasi deri me tani prokuroret jo zyrtarisht deklarojne te kene pergatitur plot 250 faqe.

 

Top Channel