Frasheri, fshati qe humbi shkelqimin

07/12/2009 20:10

Frasheri, ky mit i identitetit kombetar shqiptar permendet per here te pare ne dokumenta te shkruara qe ne shekullin e XV. Ky fshat ka nxjerre nga gjiri i tij tre vellezerit Frasheri, Abdylin, Naimin dhe Samiun.

Tre patriotet e rilindjes kombetare, poete, shkrimtare e publiciste qe kane lene shenja te pashlyeshme ne arsimin dhe kulturen shqiptare.

Pa harruar se ky fshat ka qene nje nga kryeqendrat e lidhjes se Prizrenit. Por sot gjithcka ka ndryshuar dhe nga Frasheri me histori te pashlyeshme vetem emri ka mbetur i madh.

Per shkak te rruges se keqe nga Permeti per ne Frasher duhet te udhetojme per me shume se 1 ore e 30 minuta. Fshati shtrihet ne nje grope mes malesh, rreth 1100 metra mbi nivelin e detit, i rrethuar nga nje mburoje natyrore me male te larte e pyje te dendura. Nga lart dy jane godinat qe bien me shume ne sy, shkolla e madhe ku ndodhet edhe komuna dhe shtepia muze e vellezerve Frasheri.

Ne fshat na ben pershtypje mungesa e njerezve, nje banor qe takojme na thote se nga Frasheri dikur me rreth 500 fryme tashme kane mbetur vetem 3 apo 4 familje.

Ndalojme ne shtepine e frasherllinjve, ne krah te busteve te tre vellezerve te medhenj valvitet nje flamur me cepa te grisur.

Brenda gjerat shkojne edhe me keq. Stendat jane ato te kohes se diktatures, edhe mbi to koha ka nisur te ndihet. Shumica jane thuajse te shkaterruara.

Nje pjese e shtepise muze te vellezerve Frasheri eshte kthyer ne nje magazine ku depozitohen plehra te ndryshme. Ne kat te dyte eshte thuajse e pamundur te hipesh pa patur perzierje te forta ne stomak.

Ky muze eshte rikonstruktuar vetem pak kohe me pare. Por ne fakt ajo qe vume re gjate vizites sone eshte se rikonstruktimi eshte bere vetem ne leter dhe sot ky monument i kultures dhe historise shqiptare eshte ne kete gjendje te mjerueshme.

Ne letra te pakten ne shtepine muze jane hedhur 4 milione leke investime, por nuk dihet nese ato nuk mjaftuan per t’i dhene fytyren qe meriton shtepise muze apo firuan rruges sic ndodh rendom ne Shqiperi.

Dalim nga shtepia muze me ndjesine e nje historie te percaktuar nga shteti i cili duket se ka harruar vleren e vertete qe mbartin keto mure.

Ne rruget e fshatit gjithcka eshte e braktisur. Shkolla e madhe qe dikur sherbente edhe si gjimnaz tashme hesht. Ne bangat e saj nuk ka me asnje nxenes.

E njejta qetesi thuajse mbytese mbizoteron kudo ne rrugicat e ngushta te fshatit qe perfaqeson nje pjese te forte te identitetit kombetar shqiptar.

Shkolla e pare shqipe ne rrethin e Permetit eshte hapur pikerisht ne Frasher, por edhe nga ajo kane mbetur vetem germadhat.

Largohemi nga Frasheri, fshati i Abdylit, Samiut e Naimit, por edhe qindra e qindra patrioteve e intelektualeve te tjere qe kane bere e bejne edhe sot historine e ketij kombi.

Frasheri dikur nje nga prijesit e historise shqiptare, e sot nje tufe germadhash te harruar nga shteti ame per te cilin punuan qe sot te ishte i pamvarur dhe te quhej Shqiperi.

Top Channel