Lika, Terek Grozni nuk i rinovon kontraten

02/12/2009 08:40

Divorci mes klubit cecen, Terek Grozni, dhe portierit shqiptar Ilion Lika, tashme eshte  zyrtar.

Kete e njoftuan dje mediat vendase dhe e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, ku portieri i kombetares shqiptare ka milituar qe prej vitit 2008. Sikurse eshte mesuar dje, Grozni ka vendosur te mos rinovoje kontratat me 6 futbolliste te huaj, te cilet ne keto dy vite ne radhet e ekipit cecen nuk kane qene te dobishem.

Pervec Ilion Likes jane dhe sllovaku Radoslav Zabavnik, mbrojtesi brazilian Kleber dhe rumunet Florentin Petre, Andrei Margaritesku, Daniel Panku. Tashme pritet qe e ardhmja e Likes te jete ne nje nga skuadrat e kampionatit shqiptar.

Top Channel