Tirana, nderron jete legjenda Enver Shehu

22/10/2009 15:45

Ka nderruar jete ne moshen 75 vjecare, Enver Shehu, legjenda e klubit Tirana, ne ate kohe 17 Nentori.

Enver Shehu ka qene nje nga lojtaret baze te Tiranes se viteve ’60. Ai eshte aktivizuar edhe me ekipin kombetar ku ka mbajtur shiritin e kapitenit. Shehu ka qene i suksesshem ne drejtimin e 17 Nentorit te viteve ‘80, duke e formuar nje skuader, nder me te mirat ne historine e klubit bardheblu.

Nen drejtimin e tij, 17 Nentori fitoi gjate viteve 80-90 tre kampionate dhe kater kupa. Merita e Shehut ne drejtimin e bardhebluve ishte jo vetem fitimi i trofeve, por edhe gjetja e talenteve, si Arben Minga, Agustin Kola, Shkelqim Muca, lojtare qe me pas ishin shtyllat kryesore te kombetares se atyre viteve.

Top Channel