Teleskopi Hubble kap imazhe mahnitese

11/09/2009 00:10

Harrojini efektet speciale hollivudiane me ngjyrime qe te lene mbresa. Disa nga pamjet me te mahnitshme krijohen nga forcat misterioze dhe shpesh te dhunshme te universit.

Kjo eshte nje pamje e marre nga teleskopi hapsinor Hubble, mbi te cilin vetem disa muaj me pare ishte nderhyre duke i vendosur nje kamera vrojtimi me te fuqishme se e para.

Dhe investimi vlejti. Hubble kthen “borxhin” duke kapur kete imazh fantastik nga yjesia Nebula NGC 6302 e njohur ndryshe si “Flutura Nebula”.

“Tashme nuk ka pike dyshimi. Ky eshte fillimi i ri i vertete i Hubble”, u shpreh Ed Weiler, nje administrator i NASA-s ne nje konference per shtyp.

“Flutura Nebula” ka dy “krahe” te formuar nga gazi ku temperatura shkon mbi 19982 grade celcius dhe leviz me nje shpejtesi mbi 965606 kilometra ne ore.

Drita e filmuar nga teleskopi Hubble eshte ne nje distance mbi dy vite-drite larg ose e shprehur ne kilometra afersisht 19 bilion kilometra.

Top Channel