Nje foto ku John John Kennedy femije, luante ne skrivanine e te atit presidentit te SHBA-ve ne vitin 1963 ishte historike.

Sot ne Studion Ovale te Shtepise se Bardhe ndodhet familja Obama. Dhe tani luajne me te atin vajzat Maila dhe Sasha.

“Babi me sheh dot?” duket sikur thote Sasha ne foton e shkrepur, ndersa Barack punon e ajo ndodhet e fshehur pas nje divani gjigant ne studion e te atit.

Vete presidenti eshte i perqendruar ne disa letra dhe nuk e ka mendjen te e bija 8 vjec, e cila po ‘spiunon’ te atin ne fund te nje dite te gjate dhe te lodhshme.

Fotoja- me shume mundesi e miremenduar- eshte bere nga fotografi zyrtar i Shtepise se Bardhe, Pete Souza. Shkrepja evokon ne menyre te pangaterrueshme ate te Stanley Tretick, ku tregohej John John Kennedy, i cili ka gjetur strehe ne te njejten skrivani te Zyres Ovale te Shtepise se Bardhe.

Fotoja u realizua nje muaj perpara se Kennedy te vritej.

Imazhi i presidentit me te bijen Sasha eshte ai i radhes qe tregon momente private te Obames me familjen e tij.

“Nje prej perfitimeve me te medha te punes si president eshte te kesh familjen ne te njejten ndertese”, tha Obama.

Megjithate mamit Michelle dhe babit Barack nuk i pelqen nderhyrja e tepert e medias ne jeten private te vajzave.

Gjate pushimeve te fundit familjare ne Martha’s Vineyard, ne brigjet e Atlantikut, presidenti ndaloi fotografet te benin foto jo zyrtare te te bijave.

Top Channel