Zyrtare, Sina te Tirana, sot zbret ne stervitje

25/08/2009 08:15

Elvis Sina eshte zyrtarisht futbollist i Tiranes. Tratativat mes paleve kishin filluar prej disa ditesh, por vetem dje, rreth mesdites, eshte arritur nje marreveshje perfundimtare dhe eshte bere edhe nenshkrimi i kontrates.

Keshtu qe mbrojtesi 30-vjeçar tiranas do te luaje ne radhet e bardhebluve per nje sezon. Nderkohe qe ende nuk jane mesuar detaje te tjera te kesaj kontrate.

Tashme per Sinen behet fjale per nje rikthim per here te trete ne radhet e Tiranes, me bluzen e se ciles mbrojtesi numeron 292 ndeshje dhe 8 gola te shenuar.

Karriera e tij si futbollist profesionist ka nisur pikerisht te bardheblute, ne vitin 1999. Pas 7 sezonesh, 268 ndeshjesh te luajtura dhe 8 golave te shenuar, per bardheblute, me te cilet arriti te fitonte shume trofe dhe lavdi, ai u la i lire nga klubi ne fundin e sezonit 2005-2006.

Sezoni pasardhes e pa tek Elbasani, me te cilin u aktivizua ne 25 ndeshje dhe shenoi vetem nje gol. Aventura e mbrojtesit me verdheblute perfundoi pas vetem nje sezoni, pasi ne 2007-2008 Sina u rikthye te Tirana.

Ne kete edicion 30-vjeçari do te zbriste ne fushe plot 24 here me ngjyrat bardheblu, por pa shenuar asnje gol. Ne fund te ketij sezoni do te vinte nje largim i hidhur i Sines nga Tirana.

Ai se bashku me dy futbolliste te tjere u perjashtua nga klubi pas finales se Kupes se Shqiperise se humbur ndaj Vllaznise, pasi u dyshua nga drejtuesit e skuadres per shitje te ndeshjes.

Pati oferta nga Vllaznia, por Sina zgjodhi Dinamon per sezonin e 2008-2009, me te cilen luajti 29 ndeshje. Por tashme duket se te gjitha problemet mes tij dhe drejtuesve te klubit jane lene pas.

Rruga e tyre eshte bashkuar serish per te miren e skuadres, e cila ka treguar probleme ne repartin e mbrojtjes. Vete futbollisti ndihet shume i emocionuar per perfundimin e marreveshjes.

“E falenderoj shume presidentin Refik Halili dhe drejtuesit e tjere te klubit te Tiranes per vleresimin qe treguan ndaj meje, u shpreh Sina pas firmosjes se kontrates. Tani une shpresoj se do te jap maksimumin tim per t’ua shperblyer kete besim qe me dhane”.

Sot Sina pritet te zbrese ne stervitje me pjesen tjeter te ekipit. Perveç Sines, gjate  ketyre dy diteve te fundit Tirana ka afruar ne ekip edhe dy “ish”-e te tjere.

Behet fjale per Nevil Deden dhe Julian Ahmatajn. Dede, aktualisht ne moshen 34-vjeçare, pasi ka mbyllur aventuren e tij kineze, i eshte bashkuar ish-skuadres se tij.

Ai vjen nga nje demtim i rende ne gju. Ne stervitje ka zbritur edhe Ahmataj, i cili duket ende larg formes se tij me te mire. Ai mund te jete i gatshem per ekipin ne javen e trete te kampionatit.

Top Channel