Pakti me BB e FMN, Sejdiu e Thaci ne SHBA

26/06/2009 13:35

Presidenti, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri, Hashim Thaci ne fillim te javes se ardhshme do te nisen drejt SHBA-ve pasi ne Washington do te nenshkruajne anetaresimin e Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe ne Banken Boterore.

Sipas mediave kosovare, ne kete vizite ata shoqerohen edhe me ministrin e Jashtem, Skender Hyseni dhe ate te Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, nderkaq nder takimet e tyre te rendesishme jane me numrin dy te diplomacise amerikane, zevendessekretarin e Shtetit, James Steinberg si dhe me zevendessekretarin e Departmentit te Financave, Eric Meyer.

Marreveshja me Banken Boterore dhe ne Fondin Monetar Nderkombetar krijon mundesi dhe perspektiva te reja investuese dhe mbeshtetje te projekteve zhvillimore te Kosoves.

Top Channel