Thaci vlereson kontributin e Bashkesise Islame

25/06/2009 14:35

Kryeministri Hashim Thaci u takua sot me kreun e Bashkesise Islame te Kosoves, myftiun Naim Ternava, ku ne qender te bisedes ishte bashkepunimi i metejshem.

“Bashkesia Islame duhet falenderuar per kulturen e re te komunikimit, te tolerances fetare qe eshte kultivuar ne Kosove”, tha Thaci.

Shefi i qeverise theksoi se puna e Bashkesise eshte per t’u vleresuar, pasi eshte ne funksion te lobimit per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Top Channel