Kroacia feston pervjetorin e pavaresise

25/06/2009 15:05

Kroacia po feston sot 18 vjetorin e formimit te shtetit. Me 25 qershor te vitit 1991, vendi ballkanas u shkeput nga federata e Jugosllavise per t’u konfirmuar si shtet i pavarur dhe sovran.

18 vjet me pare Parlamenti i Zagrebit miratoi ne nje seance te jashtezakonshme rezoluten per shpalljen e pavaresise, e cila u parapri nga nje referendum popullor te cilin e mbeshteti 94 per qind e qytetareve.

Ne qytetet kryesore te Kroacise, Zagreb dhe Vukovar u mbajten sot marshime per te festuar 18-vjetorin e shtetformimit.

Top Channel