FMN paralajmeron Serbine: Ul deficitin

24/06/2009 08:40

Fondi Monetar Nderkombetar e kercenoi dje Serbine se do te pezulloje disbursimin e kesteve te kredive ne rast se Beogradi nuk merr masa konkrete per te ulur deficitin buxhetor.

Bogdan Lusovolik, drejtor i FMN-se per Serbine, deklaroi pak dite me pare se qeveria duhet te krijoje nje fond te bollshem kontingjence per te shmangur rrezikun e rritjes se deficitit. FMN i premtoi Serbise 3 miliarde euro kredi ne maj, ne kembim te shpenzimeve buxhetore te logjikshme.

“Pa masa korrektuese, ne nuk mund te vazhdojme me disbursimin e kredise sipas planit”, dha Lusovolik.

Qeveria e Serbise duket se ka hequr dore nga programi per deficit prej 3 per qind te PBB-se, siç pati rene dakord me Fondin Monetar Nderkombetar.

Tani Beogradi thote se deficiti do te arrije ne 4 per qind. Serbia ka ndaluar rritjen e pagave, si dhe ka rritur taksat mbi te ardhurat, akcizen mbi karburantet, gjithashtu dhe taksat mbi telefonine celulare.

FMN ka kerkuar mes te tjerave edhe rritje te Tatimit Mbi Vleren e Shtuar. Qeveria serbe njihet si me spekulantja ne Europen Lindore per sa i perket rritjes se shpenzimeve buxhetore per efekt politik.

Gjate viteve te fundit, zgjedhjet e panumerta parlamentare jane shoqeruar vazhdimisht me rritje bujare pagash, ndersa qytetaret e kane paguar bujarine me rritje te shpejte te inflacionit. FMN i lufton keto praktika.

Top Channel