Holbrooke: Presion Pakistanit per te luftuar talebanet

06/05/2009 08:50

I derguari special i SHBA-se per Pakistanin dhe Afganistanin, Richard Holbrooke ka kerkuar nga Washingtoni te ushtroje me shume presion ndaj Pakistanit per te luftuar talebanet.

Ai deklaroi se nuk mund te kete sukses ne luften kunder talebaneve, pa mbeshtetje nga Pakistani. “Duhet t’i bejme presion miqve tane pakistaneze, te bashkohen me SHBA-ne dhe aleatet per te luftuar talebanet”, tha Holbrooke ne Kongresin amerikan.

Presidenti Obama do te takoje sot ne Washington homologet e tij nga Pakistani dhe Afganitsani. Ai pritet te ushtroje presion mbi homologun afgan, Hamit Karzai qe te ndermarre masa me te rrepta per te luftuar korrupsionin.

Top Channel