Netanyahu: Te rinisin negociatat pa kushte

05/05/2009 10:35

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu eshte shprehur serish per rinisjen e menjehershme dhe pa kushte te negociatave per arritjen e paqes me palestinezet.

“Besoj se eshte i nevojshem nje qendrim i ri”, ka deklaruar kryeministri ne lidhje nga Jeruzalemi me konferencen e pervitshme ne Washington te Komitetit amerikano-izraelit te marredhenieve publike, lobi me i madh proizraelit ne SHBA.

Netanyahu gjithesesi nuk e ka permendur objektivin e nje zgjidhjeje per te dyja shtetet, ate izraelit dhe palestinez, qe eshte mbeshtetur nga administrata e re e presidentit Obama.

Top Channel