I lind gruaja ne shtepi, i shoqi ndihmohet nga YouTube

04/05/2009 10:35

Videot e transmetuara ne YouTube i kane sherbyer nje bashkeshorti te ndihmoje te shoqen te sjelle ne jete femijen e tyre te katert ne kushtet e shtepise.

Lajmi vjen nga Britania dhe heroi eshte nje inxhinier i Marines Mbreterore, njofton BBC. Cifti kishte planifikuar qe gruaja te lindte ne shtepi, por mjekja gjinekologe nuk mund te arrinte ne kohe.

Marc Stephens ka treguar se pasi mesoi se mjekja ishte me vonese dhe pasi njoftoi edhe nje ambulance, qe gjithashtu vonoi, iu desh te perdorte videot ne YouTube.

“E kishim planifikuar lindjen, por s’e menduam qe do te shkonte keshtu. Pastaj videot me qetesuan. E dija se do te bashkepunoja ne lindje, kisha lexuar libra per lindjet ne shtepi. Por duke pare videot, gjithcka m’u duk me e thjeshte”, tregoi bashkeshorti.

Tani nena dhe foshnja Gabriel gezojne shendet te plote.

Top Channel