Femrat preken me shpejt nga kanceri i duhanit

04/05/2009 13:05

Femrat jane me te ndjeshme ndaj substancave kancerogjene, qe gjenden tek duhani.

Ne kete perfundim kane arritur nje grup shkencetaresh, qe i paraqiten rezultatet e nje studimi ne Lugano te Zvicres.

Kerkuesit studiuan 684 paciente me kancer ne mushkeri per periudhen mes viteve 2000-2005 dhe zbuluan se femrat preken nga kanceri kur jane ne moshe me te re se meshkujt.

Kjo ndodh edhe ne rast se ato tymosin me pak se bashkemoshataret e tyre meshkuj.

Top Channel