2-vjecarja, ne grupin e gjenive te botes

02/05/2009 11:15

Eshte vetem 2 vjec, por ka hyre ne grupin e personave me inteligjente te botes. Behet fjale per vajzen gjeni, te quajtur Elise Tan-Roberts, qe jeton ne Londer.

Prinderit e saj, qe nuk kane diplome, nuk dine si ta shpjegojne inteligjencen dhe kujtesen e forte te vajzes. Qe 5 muajshe vogelushja tha fjalen e pare, 18 muajshe dinte te numeronte deri ne 20 ne anglisht, ndersa sot 28 muajshe e ben kete edhe ne spanjisht, thote alfabetin dhe njeh kryeqytetet e shume shteteve.

Kapaciteti intelektual i saj i perllogaritur nga nje test i nje psikologeje ne bashkepunim me gazeten “The Daily Mirror” eshte 156, pak me u ulet si ai i Albert Ainshtainit, IQ i te cilit ishte 160. Vajza eshte britanikja me e vogel qe hyn mes kandidateve te perzgjedhur me teste nga shoqata e inteligjenteve, “Mensa”, qe sot perfshin 100 mije anetare ne gjithe boten.

Vajza gjeni nuk perben nje rast te izoluar, pasi shume te tjere jane zbuluar qe nga themelimi i shoqates ne 1946.

Top Channel