Rusi, biznesmeni premton nje kishe per cdo vit jete

18/04/2009 19:10

Nje biznesmen siberian ka mbajtur premtimin pasi ai i shpetoi vdekjes.

Transplanti i zemres rezultoi i suksesshem per Ghennadi Lisak, i cili ka ndertuar deri tani 10 kisha, sepse para operacionit kishte thene se do ndertonte nje kishe per cdo vit qe do qendronte ne jete. Transplanti u krye ne vitin 1999, pasi ai mori zemren e nje biznesmeni koreano-jugor, i cili humbi jeten ne nje aksident rrugor.

Ishte nata e Pashkeve kur ndaj tij u krye transplanti dhe per kete, biznesmeni nga Kuzbasi ka premtuar ndertimin e kishave per cdo vit jete. Kisha e fundit e inaguruar eshte ajo e fshatit te tij ne Kamenka, pas shume te tjerave ne disa zona te Siberise.

Top Channel