Shtete te ndryshme jane gati te depozitojne ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise argumente ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves.

Sipas mediave kosovare, gatishmeri per te mbrojtur Kosoven kane shprehur SHBA, Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Danimarka, Norvegjia, Sllovenia dhe Shqiperia, te cilat pritet te dorezojne sot deklaratat e tyre.

Nderkohe, kunder pavaresise dhe ne mbeshtetje te Serbise kane dale Rusia, Spanja, Qiproja, Sllovakia, Venezuela, Bolivia dhe Argjentina.

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise pasi te shqyrtoje keto deklarata, si dhe te degjoje mbrojtjen e Prishtines dhe Beogradit do te jape medimin e saj mbi legjitimitetin e pavaresise se njeanshme te Kosoves.

Top Channel