Tetove, partite shqiptare presin rezultatet

22/03/2009 23:15

Ne Tetove dhe ne te gjithe komunat me shumice shqiptare nuk ka patur asnje incident ne votimin e sotem.

Partite politike shqiptare dhe ato te opozites kane nisur te flasin per parregullsi, po gjithsesi ato nuk cenojne ne thelb votimet e 22 marsit ne Maqedoni.

Ndryshe nga zgjedhjet e 1 qershorit, nuk vihen re grumbullime njerezish ne Tetove.

Ne selite e PDSH-se dhe BDI-se jane mbledhur mbeshtetesit dhe cdo gje duket e qete.

Raportohet se ne Tetove ka patur nje pjesemarrje mbi 50 perqind te votuesve.

Nderkohe kryetari i shtabit elektoral i BDI-se, Gezim Ostreni nxorri disa rezultate paraprake, ku njoftoi se kjo force ka fituar 4 komuna, ndersa eshte ne balotazh ne tre te tjera.

Kurse zedhenesi i PDSH-se, Adriatik Imeri ne Tetove, tha se kjo force ndodhet ne epersi, por nuk konfirmon asgje zyrtarisht.

Top Channel