Maqedoni, nderkombetaret vleresojne procesin

22/03/2009 23:30

Nderkombetaret kane vleresuar pozitivisht procesin zgjedhor.

Ambasadoret dhe vezhguesit e ODIHR kane pare nga afer votimin ne disa qendra, por pas perfundimit te votimit ata thone se duhet pritur edhe raundi i dyte.

Ervan Fuere, perfaqesuesi evropian ne Shkup, theksoi se zgjedhjet ishin shansi i fundit per integrimin e Maqedonise.

Edhe ambasadori amerikan, Filip Riker, theksoi se zgjedhjet u zhvilluan ne nje klime demokratike dhe ky eshte nje hap per t’u vleresuar.

Vezhguesit theksojne se nuk pati incidente, por zyrtarisht reagimi do te jepet ne nje konference per shtyp te henen.

Top Channel