Hage, deshmitari: Serbet vrane 103 shqiptare

16/02/2009 19:15

Ne vazhdim te procesit gjyqesor kunder ish-zyrtarit te larte te policise se Serbise, Vlastimir Gjorgjevic, deshmitari Lutfi Ramadani tha ne gjykaten e Hages se policet serbe kane vrare 103 te rinj dhe burra shqiptare ne fund te muajit mars te vitit 1999, ne fshatin Krushe te Vogel.

Ramadani deshmoi se mes te vrareve ishin edhe dy djemte e tij, vellai dhe nipi. Me tej ai ka thene se policet serbe, disa prej te cileve i ka njohur dhe ka bere te ditur emrat e tyre, me 26 mars te vitit 1999 kane detyruar 109 shqiptare nga ky fshat, perfshire edhe ate vete, qe te futen ne nje stalle.

“Policet hapen zjarr kunder nesh dhe bresheria e armeve nuk eshte ndalur derisa ata e kane shpenzuar municionin. Pastaj ata i kane vene flaken stalles dhe njerezit kane filluar te digjen. Zjarri me perfshiu edhe mua, por une ia dola te shpetoj”, ka treguar Lutfi Ramadani.

Top Channel