Rexhepi: Situata ne Mitrovice, e qete

09/02/2009 10:35

Protestat e serbeve ne dy pika doganore ne Mitrovice, nuk kane ndikuar ne gjendjen e sigurise ne veri te Kosoves.

Perfaqesues te strukturave politike dhe te sigurise ne kete komune, e vleresuan sot te qete dhe pa incidente situaten. Kryetari i Komunes, Bajram Rexhepi tha se strukturat e sigurise duhet te jene ne gatishmeri, qe gjendja te mbahet nen kontroll.

Per neser eshte paralajmeruar nje tjeter proteste nga serbet, por policia do te vazhdoje punen me patrullat shumetnike ne terren ne zonat e ndjeshme te sigurise ne veri. Edhe KFOR ka vleresuar se gjendja eshte e qete dhe ndodhet ne mbeshtetje te policise per cdo rast.

Top Channel