Numri i semundjeve qe lidhen me ekspozimin ndaj rrezatimit te uraniumit ne disa zona te Kosoves eshte dyfishuar qe pas bombardimeve te NATO-s ne 1999-en, edhe pse te tilla arme nuk u perdoren.

Organizata “Merciful Angel” me qender ne Mitrovice ben te ditur se ne disa zona te Kosoves numri i semundjeve, midis te cilave edhe kanceri, eshte rritur me 200 perqind ne dhjete vitet e fundit.

Organizata qe ka te njejtin emer si operacioni ushtarak i NATO-s ne Serbi, ka vezhguar dhjete vitet e fundit efektet e rrezatimit dhe perdorimin e mundshem te uraniumit ne zonat e banuara.

“Kemi mbetur te shokuar nga numri i madh i te rinjve qe kane ardhur per te kerkuar ndihme”, eshte shprehur presidenti i “Merciful Angel”, Nebojsa Sabljak.

Sipas tij, shume prej te prekurve jane ushtare qe kane sherbyer ne Kozare, nje prej zonave me te bombarduara nga NATO.

Ai ka deklaruar se shkaku kryesor i ketyre semundjeve eshte “rrezatimi i prodhuar nga bombardimi i NATO-s dhe perdorimi i bombave dhe municioneve me permbajtje uraniumi”.

Top Channel