Cervenkovski: Shqiptaret mund te kerkojne ndarjen

07/02/2009 16:10

Maqedonia mund te ndahet ne te ardhmen dhe ky per presidentin maqedonas eshte nje proces qe kushtezohet nga bllokimi i integrimit ne strukturat euroatlantike.

Gjate nje interviste per televizionin A1, presidenti ne ikje i Maqedonise, Branko Cervenkovski, ka deklaruar se shqiptaret, per te mos rrezikuar endrren e tyre europiane, mund te kerkojne ndarjen nga shteti maqedon.

“Ne nje moment partite shqiptare mund te deklarohen me qendrim te ndryshem nga klasa politike maqedonase, per ceshtjen antike te ketij vendi dhe mund te kerkojne ndarjen”, u shpreh Cervenkovski.

Kreu i shtetit theksoi se nuk pajtohet me kete ide, por paralajmeroi se rreziqet ekzistojne ndaj duhen marre masa parandaluese.

Top Channel