Britania: Zgjedhjet, sfide per Maqedonine

05/02/2009 20:30

Zgjedhjet presidenciale dhe ato per pushtetin vendor ne Maqedoni jane nje test shume i rendesishem per te ardhmen e vendit.

Diplomatet perendimore ne Shkup e kane riperseritur kete refren si nje apel te ri per klasen politike ne Maqedoni.

“Nese nuk organizohen zgjedhje konkrete te ndershme dhe demokratike, atehere do te tregohet se Maqedonia nuk eshte gati per t’u afruar me BE-ne”, ka deklaruar ambasadori britanik Andrew Key.

Ndersa kryetari i KSHZ, Aleksandar Novakovski ka shprehur besimin se vete qytetaret maqedonas do te tregojne maturi ne kete proces.

“Qe testi i madh, zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale, te marre nje note te larte duhet te angazhohemi te gjithe, qe nga ne si KSHZ, nga komisionet vendore dhe nga gjithe qytetaret”, ka pohuar Novakovski.

Top Channel