Ndersa, Barak Obama do te drejtoje Shtetet e Bashkuara, stilistet kane drejtuar syte nga zonja e pare e Amerikes, duke e pare ate si model per te prodhuar veshtjet e reja per grate amerikane, nje mode qe ndoshta do te quhet moda Obama.

Per krijuesit e industrise ajo do te jete fryme e re ne punen e tyre.

Sipas tyre, zonja Obama do te sjelle eren e re te modes amerikane, ashtu sic beri zonja Kenedy, kur bashkeshorti i saj erdhi ne pushtet.

Stilistet mendojne se linjat e Obames jane shume te vecanta dhe gusto e saj eshte e pranueshme per masen.

Mishel eshte shume me popullore se paraardheset e saj dhe kjo e ben ate te jete me e pelqyeshme nga masat.

Zonja Obama ka nje trup te gjate e te rregullt dhe deri me sot veshjet e saj kane qene si sportive ashtu edhe shume elegante.

Top Channel