Ballkan, qytetaret frike nga kriza ekonomike

14/01/2009 16:35

Vendet e Ballkanit jane mes 10 vendeve te para ne bote, qytetaret e te cilave kane frike se mos humbasin vendet e tyre te punes per shkak te krizes financiare boterore.

Sipas nje sondazhi te Gallup International, te kryer ne fund te vitit 2008, ne vendin e pare mes vendeve ballkanase dhe e gjashta mes te gjitha shteteve ndodhet Serbia me 46%, e ndjekur nga Maqedonia me 42%, Kroacia me 35%, BeH me 33% dhe Rumania me 22%.

Ne tre vendet e para te sondazhit jane Cekia me 58%, e cila ndiqet nga Peruja me 55% dhe Kameruni me 49%.

Ndersa vendet me optimiste ne bote jane Danimarka, Austria dhe Holanda, ku 85% e te intervistuarve jane shprehur se vendet e tyre te punes jane shume te sigurta.

Top Channel