Ky Kod Sjelljeje përcakton standardet etike dhe profesionale që duhet të ndjekin punonjësit e Shoqërisë “Top Channel” sh.a për të siguruar një raportim të përgjegjshëm, të paanshëm dhe në shërbim të interesit publik. Ai synon të promovojë integritetin, transparencën dhe respektin për të drejtat e individëve në përmbajtjet e transmetuara.
I. PARIMET BAZË
- Paanshmëria dhe objektiviteti – Punonjësit dhe gazetaret e Top Channel duhet të raportojnë në mënyrë të drejtë, të saktë dhe të ekuilibruar, duke shmangur panshmërinë dhe manipulimin e informacionit.
- Pavarësia editoriale – Vendimarrja editoriale duhet të jetë e lirë nga ndikimet politike, ekonomike apo interesat e palëve të treta. Standardi i pavaresise respektohet në Top Channel dhe shtrihet pertej idese qe lajmi apo informacioni duhet te jene neutral, duke ju referuar procesit gjate te cilit programet audio dhe audiovizuale janë prodhura. Top Channel pranon qasjen, qe nje informacion i caktuar te konsiderohet i pavarur apo i paanshem, ai duhet te demonstroje nje nivel te caktuar transparence, ku të kuptohet lehte se nga vjen informacioni dhe pse u zgjodh ky burim i caktuar informacioni, të kuptohen evidencat e perdorura per te arritur ne konkluzione te caktuara. Top Channel garanton se asnje material i prodhuar për përcjellje ne publik nuk do të lejohet te permbaje manipulim te ndergjegjshem te fakteve te zgjedhura me qellime propagandimi. Punonjësit e Top Channel duhet të ruajnë pavarësinë e tyre nga ndikimi politik dhe të tregojnë neutralitet politik në fakt dhe në dukje. Punonjësit e Top Channel janë të detyruar të veprojnë brenda ligjit dhe akteve nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e tyre gjatë kryerjes së përgjegjësive dhe ekzekutimit të urdhrave të eprorëve të tyre, të cilat janë të bazuara në politikat programore dhe ekonomike të Top Channel.
- Respektimi i të drejtave të njeriut – Duhet të respektohen të drejtat dhe dinjiteti i çdo individi, duke shmangur diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes. Gazetari duhet të respektojë të gjitha parimet e konfirmuara në Konventën e OKB-së të vitit 1989 mbi të drejtat e fëmijëve, si dhe legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e fëmijëve. Gazetari mbron të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe të drejtën e tyre për t’u dëgjuar.
- Mbrojtja e privatësisë – Informacionet personale të individëve duhet të trajtohen me kujdes dhe të mos publikohen pa një bazë të fortë etike dhe ligjore.
- Përgjegjësia ndaj publikut – Gazetaret dhe punonjësit e Top Channel kanë detyrimin të shërbejnë interesit publik dhe të promovojnë transparencën dhe përgjegjshmërinë në raportim ne funksion te akteve ligjore dhe nenligjore ne fuqi.
II. PËRMBAJTJA INFORMATIVE DHE EDITORIALE
- Integriteti editorial- Të gjithë punonjësit e Top Channel, janë përgjegjës për reputacionin e subjektit dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre duhet të jenë “model të integritetit”. Reputacioni i Top Channel per cilesine, mbeshtetet fort ne besimin e publikut per integritetin editorial te permbajtjes se programeve audio dhe audivizive, si dhe nga procesi me te cilin ato jane prodhuar dhe shperndare.
- Verifikimi i informacionit – Çdo lajm duhet të mbështetet në burime të besueshme dhe të verifikuara. Top Channel garanton se të gjithe programet qe permbajne editoriale, analiza, komentet dhe kendveshtrimet e ndryshme, duhet te vleresohen sipas se njejtave standarde qe karakterizojne raportet e lajmeve. Top Channel kryen verifikime te pavarura per saktesine e programeve te paraqitura nga prodhues te tjere. Top Channel do te ndaloje materialet qe, ne gjykimin e ketij subjekti, nuk plotesojne standardin e saktesise. Informacioni duhet të mblidhet në mënyrë etike dhe ligjore.
- Përdorimi i materialeve arkivore – Kur përdoren materiale arkivore, duhet të shënohet qartë konteksti i tyre për të shmangur keqkuptimet.
- Ndryshimet dhe korrigjimet – Në rast të gabimeve në raportim, punonjesit e Top Channel duhet t’i korrigjojnë ato në një mënyrë të dukshme dhe të ndershme, duhet të bëjë publike një korrigjim të qartë dhe në vend të dukshëm, ku tregohet se informacioni i pasaktë ose i shtrembëruar është bërë publik, dhe nëse është e nevojshme të kërkojë dhe ndjesë. Personi i kritikuar duhet të ketë gjithnjë të drejtën të justifikojë vetveten dhe të shpjegohet. Nëse replika nuk është e përshtatshme në formën që ka, ndryshimet duhen diskutuar me autorin. Nëse ai nuk mund të kontaktohet brenda kohës së arsyeshme, është e këshillueshme të botohet replika në formën e ndryshuar. Megjithatë, nuk duhet ndryshuar thelbi i saj.
- Balancimi i burimeve – Në rast të raportimeve që përfshijnë polemika apo akuza, duhet të ofrohet mundësia për t’u dëgjuar të gjitha palët e përfshira.
III. MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
- Respektimi i diversitetit – Mediat duhet të pasqyrojnë diversitetin kulturor, etnik dhe shoqëror, duke shmangur stereotipet dhe diskriminimin.
- Kujdesi për përmbajtjet e ndjeshme – Përmbajtjet që mund të ndikojnë negativisht tek audiencat vulnerabël (fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, etj.) duhet të trajtohen me përgjegjësi.
- Sinjalizimi i përmbajtjeve – Përmbajtjet që përmbajnë dhunë, gjuhë të papërshtatshme ose tema të ndjeshme duhet të shoqërohen me paralajmërime të qarta për publikun.
- Bashkëveprimi me publikun- Punonjësit e Top Channel, duhet t’i pergjigjen publikut dhe te bashkeveprojne me te. Pergjegjshmeria eshte qellimi qe do të perfshijë pergjigjen e pyetjeve qe ka audienca si dhe pergjigjen ndaj ndonje kritike te mundshme te publikut ndaj programeve apo permbajtjes se tyre. Sipas standardeve të publikimit fyerjet apo sulmet personale do te ndalohen ne menyre te qarte.
IV. ETIKA E GAZETARISË DHE PËRGJEGJËSIA PROFESIONALE
- Gazetarët dhe punonjësit e Top Channel duhet të shmangin çdo konflikt interesi që mund të ndikojë në objektivitetin e tyre profesional.
- Përmbajtja editoriale nuk duhet të ndikohet nga interesat tregtare apo nga reklamuesit.
- Gazetarët dhe punonjësit e Top Channel duhet të sillen me ndershmëri dhe profesionalizëm, duke ruajtur integritetin e profesionit të tyre. Gazetarët nuk duhet të shprehin përkatësitë e tyre politike, fetare ose të tjera, qoftë me fjalë, gjeste, shenja apo simbole.
- Gazetarët dhe punonjësit e Top Channel duhet të sigurojnë informacion të plotë për ngjarjet e ditës, në lidhje me gjithçka: ngjarje të rëndësishme politike, ekonomike kulturore e sportive, si dhe për arsimin, shkencën, artin dhe argëtimin.
- Gazetarët e Top Channel janë të detyruar t’i përmbahen kërkesave të profesionit: vërtetësisë, objektivitetit, mirëbesimit, për të zhvilluar vlerat e humanizmit, tolerancës, respektimit të privatësisë, të drejtave të njeriut, të drejtat e pakicave, për të afirmuar traditën dhe për të zhvilluar vlerat kombëtare, si dhe për të promovuar standarde të larta artistike dhe kulturore.
- Gazetarët e Top Channel janë të detyruar të paraqesin informacion të saktë, të plotë dhe në kohë. Është gjithashtu përgjegjësi e tyre për t’i dhënë publikut, në lidhje me të gjitha çështjet e rëndësishme, argumente dhe shpjegime nga burime të ndryshme, në mënyrë që publiku të nxjerrë përfundimet e veta e të formojë mendimet përkatëse.
- Gjatë kërkimit të tyre ndaj të vërtetës si edhe duke përdorur lirinë e tyre, gazetarët janë të detyruar të paraqesin informacione të verifikuara dhe të mos i dorëzohen thashethemeve. Ata nuk duhet të shmangin informacione të rëndësishme dhe as të ndryshojnë kuptimin e teksteve, dokumenteve ose deklaratave.
- Gazetarët e Top Channel duhet të mbeten të pavarur e të paanshëm, edhe në lidhje me grupet e tjera të interesit, ideologjike, fetare, sociale, kulturore apo organizata dhe grupe të tjera.
- Në punën e tyre, gazetarët e Top Channel duhet të arrijnë të dallojnë faktet, nga opinionet dhe komentet. Atyre nuk u lejohet të interpretojnë faktet në mënyrë të tillë, që të jenë subjekt i pikëpamjeve të tyre personale, dhe as ti ndryshojnë kuptimin e tyre. Të gjitha komentet duhet të nënshkruhen, që do të thotë, se autori i tyre duhet të jetë i deklaruar, në kuadrin e programeve të lajmeve dhe ato duhet të paraqiten si komentime.
- Gazetarët e Top Channel duhet të jenë të vetëdijshëm ndaj të drejtave të autorit të pjesëmarrësve të tjerë, në fushën e informimit publik. Për këtë arsye, duhet të përmendin emrat e autorëve të tjerë, tekstet e të cilëve janë përdorur në raportet e tyre. Kur përdorin materiale të njerëzve të tjerë (arkiva), gazetarët duhet të shënojnë çdo përdorim imazhi apo teksti. Ata nuk duhet të ndryshojë kontekstin në të cilin është bërë një deklaratë, dhe as nuk duhet ta vendosin imazhin ose tekstin në një kontekst të ri.
- Në informimin e publikut, gazetarët e Top Channel duhet së pari të marrin parasysh të drejtën e paraqitjes së fotografive ose imazheve, në mënyrë që ata të bëjnë dallimin mes publikut dhe privatit, zyrtarit dhe jozyrtarit. Jeta private nuk duhet të përbëjë përmbajtjen e punës së gazetarëve, nëse ajo përfshin figura publike dhe është e lidhur direkt me kryerjen e detyrave apo përgjegjësive të tyre.
- Gazetarët e Top Channel nuk mund të përdorin mjete të padrejta ose të paligjshme për të marrë një artikull të veçantë të informacionit, fotografi, regjistrimi apo dokumenti.
V. PROCEDURAT PËR PERCAKTIMIN E SHKELJEVE TE KODIT
- Punonjësit të cilët nuk respektojnë dispozitat e këtij Kodi, do të konsiderohen sikur kanë shkelur kushtet e kontratës së tyre.
- Gjithashtu për shkak të natyrës specifike të punës së gazetarëve, dhe mënyrës në të cilën ata perceptohen nga publiku, dhe me qëllim të përcaktimit profesionalisht të fakteve në lidhje me punën e tyre, si dhe respektimin e përcaktimeve të këtij Kodi, Top Channel krijon një Komision për zbatimin e dispozitave të Kodit të Etikës.
- Komisioni është përgjegjës për përcaktimin e fakteve të çështjes, në lidhje me një shkelje të Kodit nga ana e punonjësit. dhe me dhënien e mendimit nëse Kodi është shkelur vërtet. Në bazë të mendimit të Komisionit, Punëdhënësi do të përcaktojë nëse pretendimi përbën një shkelje të përgjegjësive të punës, dhe do të marrë një vendim, në bazë të ligjit dhe akteve nënligjore të Shoqerise Top Channel Sh.a.
Ky Kod hyn në fuqi sot më date 12.02.2025.
Shkarko në format PDF këtu.