Qesh Mirë Kush Qesh i Fundit

E martë, 21:00

Një Big Brother i aktorëve të humorit! Dhjetë aktorë humori mbyllen në një shtëpi-teatër për 14 orë rresht. Qëllimi i secilit lojtar është që të bëjë të tjerët të qeshin me çdo mjet: shaka, batuta, rekuizita, monologje. Qëllimi i të gjithëve është që të rezistojnë pa qeshur! Loja ka një rregull kryesor: kush qesh, përjashtohet nga shtëpia! I drejtuar nga Salsano dhe Xhemi Shehu, Qesh Mirë Kush Qesh i Fundit është spektakli më i ri i humorit me një sukses të garantuar, që do të përcillet tek ju në çdo orë të zhvillimit të vet përgjatë 8 puntatave, çdo të martë, nga data 8 mars, ora 21:00.