Youtube Video Uploader

Top Channel kërkon të punësojë: YouTube Video Uploader

Kandidati/ja do të jetë pjesë e ekipit digjital dhe do të kujdeset për publikimin dhe menaxhimin e përmbajtjes video në kanalin YouTube të Top Channel.

Kërkesat për pozicionin:

  • Të ketë njohuri të mira mbi platformën YouTube dhe menaxhimin e videove;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale;
  • Të jetë i/e organizuar dhe i/e kujdesshëm ndaj detajeve;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup;
  • Të jetë korrekt/e dhe i/e aftë të punojë me afate dhe volum të lartë materialesh.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më 16 Shtator 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nëpërmjet të dhënave të kontaktit të vendosura në CV.