Horoskopi Ditor
5/8/2024

Bricjapi

Duke qenë se disa planetë do jene në kundërshti me njëra-tjetrën sot ka rrezik të keni edhe ndonjë tronditje të vogël. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi të mos i kushtoni shumë vëmendje atij që keni në krah dhe ai mund t’i hedhe sytë gjetiu. Ju beqarët do dini çfarë të bëni në mënyrë që të filloni lidhjen që keni ëndërror gjithmonë. Bota do ju duket shumë më e bukur tashmë. Në punë nuk do jeni në ditën më të mirë dhe sado t’iu ndihmojnë kolegët nuk do arrini atje ku doni. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni me to. Po bëtë çmenduri mund të keni probleme serioze.

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta