Do të keni një ditë më se të qetë, ndaj mundohuni që ta shfrytëzoni dhe të merreni me partnerin tuaj të cilin e keni lënë disi pas dore, për shkak të angazhimeve të punës. Kjo nuk është dita ideale për të bërë blerje të kushtueshme, pasi nuk do keni kthjelltësinë e duhur për të marrë vendim. Shëndeti paraqitet i mirë, por bëni kujdes me ato që hani.