Falë mbështetjes së madhe të Mërkurit sot nuk do ju mungojë asnjë moment energjia dhe idetë. Edhe pse do keni frikë mos gaboni, sërish do ecni para pa u ndalur. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia do konsolidohet tej mase. Do ndiheni mirë pranë partnerit tuaj dhe do ndani me të gjithçka. Ju vetëm sa do flirtoni me disa persona, por nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në fakt duhet të bindeni para se të merrni vendime. Në punë duhet ta ulini kokën dhe të përpiqeni më shumë nga disa ditë më parë. Po u dorëzuat lehtë do dilni të humbur. Buxheti do përmirësohet tej mase kështu që mund të mendoni të bëni investimet e menduara.