Lëreni intuitën t’iu drejtojë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar për asnjë çast. Ju të dashuruarit do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj dhe do merrni vendime të rëndësishme. Problemet e së shkuarës do i harroni përgjithmonë. Ju beqarët mirë është të dilni nëpër takime, por në asnjë mënyrë nuk duhet t'i idealizoni personat që do takoni pa i njohur si duhet. Në punë do ju paraqiten mundësi shumë të mira për të ecur më përpara. Do ndiheni më të frymëzuar dhe nuk do reshtni së bëri përpjekjet për t’iu treguar të gjithëve sesa vleni. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm sepse në të kundërt situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.