Sot do e keni shumë të vështirë të bëni zgjedhje edhe pse në fakt disa gjëra i keni mësuar nga gabimet e mëparshme. Saturni më në fund do të pushoje së influencuari jetën sentimentale të ju të dashuruarve. Ambienti do fillojë të ngrohet dhe bashkëpunimi do të filloje ndërmjet jush. Nëse jeni një zemër e vetmuar, planetët do iu ndihmojnë sot. Aventurat do jenë të shumta, por disa do kenë edhe mundësi për lidhje serioze. Në jetën profesionale e dini mirë se çfarë doni dhe me pak mundim do e arrini qëllimin. Financat nuk do jenë të shkëlqyera. Bëjini me kujdes shpenzimet dhe mos merrni absolutisht borxhe.